LAJMI I FUNDIT:

BE ua lehtësoi kufizimet për udhëtim qytetarëve të Maqedonisë

BE ua lehtësoi kufizimet për udhëtim qytetarëve të Maqedonisë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe bëri të ditur se të gjitha 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar që qytetarëve të Maqedonisë t’u lehtësohen kufizimet për udhëtim.

Sipas tij, një vendim i tillë nga autoritetet evropiane pas stabilizimit të gjendjes me coronavirusin në Maqedoni.


“Bashkimi Evropian vendosi që t’i lehtësojë kufizimet për udhëtim për shtetasit tonë, nga ku 27 vende të bllokut dhanë pëlqimin. Ky vendim i BE-së vjen pas stabilizimit të gjendjes me virusin në Maqedoni”, shprehet Filipçe.

Ai shtoi se me kujdes autoritetet ndjekin gjendjen epidemiologjike në Maqedoni dhe rikujton qytetarët se ende vlejnë masat bazike për mbrojtje nga coronavirusi.

“Pandemia nuk ka përfunduar te ne, as në vendet e rajonit, madje edhe në botë. Ende ka raste aktive dhe të infektuar të rinj dhe kjo mund të jetë edhe një rrezik potencial për goditje të mundshme nga virusi. Për këtë shkak duhet të respektojmë masat për mbrojtje nga coronavirusi”, tha Filipçe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori