LAJMI I FUNDIT:

U zgjuat me qafë të shtangur? Ja si ta lehtësoni këtë problem në vetëm dhjetë sekonda

U zgjuat me qafë të shtangur? Ja si ta lehtësoni këtë problem në vetëm dhjetë sekonda

Gjithçka që duhet për të çliruar shtangien është të shtriheni në shpinë dhe të lini kokën të varet nga shtrati

Shumë njerëz, në vend që të zgjohen të shkathët dhe të pushuar në mëngjes, përjetojnë një ngurtësi të përkohshme, por edhe paksa të dhimbshme në qafë.


Arsyeja për këtë ka shumë të ngjarë të jetë një pozicion i vështirë gjumi, një jastëk ose shtrat i pakëndshëm.

Në çdo rast, ekziston një truk që duhet t’ju sjellë lehtësim të shpejtë, transmeton Telegrafi.

Gjithçka që është e nevojshme është të shtriheni në shpinë, në mënyrë që koka juaj të varet nga shtrati, dhe më pas të shtyni mjekrën, e për rrjedhojë kokën, me gisht prapa sa më shumë që të jetë e mundur.

Qëndroni në këtë pozicion për rreth 10 sekonda, më pas përsëriteni tri herë.

Shikoni se si duket në praktikë në videon në vijim:

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori