U vra nga forcat serbe, festohet 70-vjetori i lindjes së heroit dhe artistit nga Mitrovica, Kadri Kadriu
Mbrëmë në qytetin e Mitrovicës u festua 70-vjetori i lindjes së heroit dhe artistit, Kadri Kadriu. Për nder të kësaj dite u organizua një aktivitet kulturor dhe artistik në lagjen “Kroi i Vitakut” në Mitrovicën Veriore.
Kadri Kadriu ishte një veprimtar i çështjes kombëtare, iniciator i shumë aktiviteteve kulturore me tematikë kombëtare, piktor e mbi të gjitha siç u vlerësua nga miq e familjarë, një njeri me urtësi dhe dashamirësi të pashoq, shkruan Telegrafi.
Ky aktivitet u organizua nga organizata joqeveritare “Kadri Kadriu”. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, nënkryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Fahri Jashari, deputetë, familjarë, miq e bashkëpunëtor të artistit, Kadri Kadriu.
Kujtojmë që Kadri Kadriu në njëvjetorin e masakrës ndaj familjes Jashari në Prekaz kishte bërë një ekspozitë lidhur me këtë ngjarje dhe vetëm pas disa ditësh, forcat serbe e kishin “zënë tinëzisht” tek lagjja “Kroi i Vitakut” dhe e kishin vrarë mizorisht.
Mediat e asaj kohe raportuan se trupi i heroit ishte gjetur në Stan Tërg, afër minierës “Trepça”.
Imbar Kadriu, djali i heroit dhe artistit, Kadri Kadriu, tha se në kohën kur babai i tij punonte arriti të bënte Mitrovicën “të gjallë” kulturalisht.
“Ai përveç që ishte artist i arrirë dhe një atdhedashës i pashoq, ai ishte edhe një baba dhe bashkëshort i shkëlqyer”, ka thënë djali i heroit, Kadri Kadriu.
Ai e falënderoi babanë e tij për gjithë trashëgiminë që kishte lënë pas.
“Gëzuar ditëlindjen, vepra jote është e pavdekshme e ne shpresojmë që veprën tënde ta jetësojmë që të njihet edhe përtej kufijve”, ka përfunduar Kadriu.
Kryetari i Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, tha se të flasësh për jetën dhe veprën e Kadri Kadriut do të duhej shumë kohë.
“Të gjithë e dimë kontributin dhe veprat që ai la pas. Me arsye të plotë u shqua si ‘Van Gogu shqiptar’, shquhet për stilin e tij të veçantë, përmes artit ai dha mesazhe të thella për identitetin kulturor, çështjes sociale dhe kombëtare. Një ekspresionist i pamëshirshëm, poeti e piktori Kadri Kadriu mbetet simbol i kulturës së qytetit të Mitrovicës”, ka thënë Atiq.
Atiq ka thënë se Kadriu mbetet frymëzim për gjeneratat e reja, duke shtuar se janë të gatshëm të mbështesin idealin e artistit për artin.
“Si Komunë jemi të gatshëm të mbështesim idealin e tij për artin dhe kulturën. I përjetshëm qoftë kujtimi për Kadriun”, ka përfunduar kryetari i Mitrovicës Veriore, Erden Atiq.
Ndërsa, nënkryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, tha se veprat e artisit, Kadri Kadriu janë prezente dhe zënë vend edhe përtej trojeve shqiptare, transmeton Telegrafi.
“Kjo është historia e kombit tone, këta janë njerëzit e mëdhenj të kombit tonë të cilët janë frymëzim dhe prej të cilëve në sot e gëzojmë lirinë dhe shtetin tonë”, ka thënë Tahiri.
Ai ka thënë se gjeneratë pas gjenerate duhet të ndjehemi me fat që kemi pasur burra kaq të mëdhenj, ne si qytet por edhe si komb.
“Urime 70 vjetori, uroj që në këto treva të festohet 700 vjetori i piktorit, Kadri Kadriu”, ka përfunduar nënkryetari i Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rruga “e bllokuar” nga veturat dhe pa sinjalizime në Mitrovicë, Komuna premton zgjidhje
“Vuçiq në burg”, qytetarët serbë në veri mbajnë 15 minuta heshtje për viktimat në Novi Sad
I riu me sindromën Down që gërsheton shkëlqyeshëm arsimimin dhe punësimin
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen
Trump lavdëron kryeministrin britanik ndërsa Musk kërkon burgosjen e tij - çfarë ndodh kur dy aleatë ndajnë mendime të ndryshme?
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
Pati përplasje të ashpër me trajnerin, reagon Calabria dhe sqaron pse ndodhi kjo
Pas tensioneve mes tyre, Egli shkon ta zgjojë Gjestin nga gjumi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite