LAJMI I FUNDIT:

U vetë-helmua para SPAK, flet djali i Pal Trashajt

U vetë-helmua para SPAK, flet djali i Pal Trashajt

Gledis Trashaj, djali i Pal Trashajt, i cili një ditë më parë konsumoi fostoksinë përpara Prokuroria e Posaçme SPAK duke humbur jetën tha në një deklaratë për mediat se babai i tij nuk kishte gjetur drejtësi për vite me radhë lidhur me një çështje pronësie.

Ai tregoi se personi i fundit që ai ka kontaktuar në telefon pasi ka kryer aktin final ka qenë bashkëshortja e tij, të cilës i ka komunikuar se kishte konsumuar fostoksinë.

Konsumoi fostoksinë para dyerve të Prokurorisë së Posaçme, ndërron jetë 63-vjeçari nga Lezha
Lexo po ashtu Konsumoi fostoksinë para dyerve të Prokurorisë së Posaçme, ndërron jetë 63-vjeçari nga Lezha

“Nuk ka qenë koshient, kur kam ardhur unë, ka qenë vonë, të tjerët e kanë takuar dhe kanë folur. Xhaxhai e ka pyetur çfarë bëre, dhe thoshte vazhdimisht ja ndodhi, padrejtësia, padrejtësia. Di që ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me SPAK por nuk kam shumë informacion. Babi është munduar të na shmangë me problemet. Ka pasur një problem me një banke dhe ai ka vajtur te SPAK. Ka qenë një rast i tmerrshëm, përmbarimi, me vendim gjykate për ta ekzekutuar, në 2016 ka arritur të na bllokojë edhe minimumin jetik. Konfiskimi ka qenë i pronës, i makinës, banesa ndodhet në Pllanë të Lezhës. Për momentin ai po kërkonte drejtësi të padrejtësitë në vazhdimësi. Ka folur me mamin në telefon, i ka thënë se kam bërë këtë gjë, se nuk ka drejtësi. Besoj te SPAK që duhet të verifikojë vendimet e gjykatave”, tha ai. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Lajme
Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë

Politikë

"Drogë, armë zjarri, para e vetura të konfiskuara" - Policia jep detaje për aksionin në Prishtinë e Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Lajme
Babai i Diamant Gashit: Nëse djali im është 1% i përfshirë në vrasjen e policit, nuk i siguroj as avokat

Babai i Diamant Gashit: Nëse djali im është 1% i përfshirë në vrasjen e policit, nuk i siguroj as avokat

Lajme

"I mbyllet përfundimisht restoranti "Grej" në veri: Kujt ia transferoi bizneset milionëshe kryekrimineli Milan Radoiçiq?

Lajme
Kalo në kategori