LAJMI I FUNDIT:

U vazhdohen edhe për tre muaj kontratat 200 punëtorëve shëndetësor

U vazhdohen edhe për tre muaj kontratat 200 punëtorëve shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka qëndruar sot në Klinikën Infektive në QKUK, ku ka zhvilluar bisedë me stafin menaxhues lidhur me pandeminë COVID-19.

Zemaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se përveç stafit aktual ditëve në vijim një numër i profesionistëve do të angazhohen edhe përmes rekrutimit të profesionistëve shëndetësorë që është në proces, por edhe përmes vullnetarëve të gatshëm për t’u angazhuar.


Ai bëri të ditur se u janë vazhduar kontratat edhe 200 punëtorëve shëndetësor dhe për tre muaj.

Postimi i plotë:

Klinika infektive pranë QKUK-së është duke punuar me kapacitetet të plota.
Bashkë me ushtruesin e detyrës të drejtorit të SSHKUK-së, dr.Valbon Krasniqi dhe me drejtoreshën e Klinikës Infektive, dr. Lindita Ajazaj-Berisha por edhe me stafin menaxhues, biseduam si të ecim tutje, në mënyrë që rrjedha e pandemisë në ditët dhe muajt në vijim mos të na zë të pa përgatitur.
Duke inkurajuar personelin shëndetësorë në përgjithësi por të Klinikës Infektive në veçanti dhe me qëllim të përforcimit të kapaciteteve profesionale, përveç stafit aktual ditëve në vijim një numër i profesionistëve do të angazhohen edhe përmes rekrutimit të profesionistëve shëndetësorë që është në proces, por edhe përmes vullnetarëve të gatshëm për t’u angazhuar.
Si ministër dhe si Qeveri e Kosovës, zotohemi se do të jemi afër në çdo kohë, vlen të ceket se u janë vazhduar kontratat edhe 200 punëtorëve shëndetësor dhe për tre muaj, po që përkrahja financiare për mantil bardhët do të vazhdoj edhe në muajt e ardhshëm.
Falënderoj personelin mjekësor për punën e jashtëzakonshme që po bëjnë gjatë gjithë kohës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori