LAJMI I FUNDIT:

U tha se nuk u protestua me flamuj të Kosovës, fotografitë dëshmojnë të kundërtën

U tha se nuk u protestua me flamuj të Kosovës, fotografitë dëshmojnë të kundërtën

Në protestën e cila u mbajt sot kundër idesë së presidentit të vendit, Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve u raportua se nuk u pa asnjë flamur i Kosovës.

Madje për këtë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, duke komentuar protestën, e quajtur ironi faktin që në protestë u thirr për sovranitet dhe integritet por aty nuk ishte asnjë flamur i Kosovës.


Hoxhaj: Protesta pa flamuj të Kosovës, ironi e Vetëvendosjes
Lexo po ashtu Hoxhaj: Protesta pa flamuj të Kosovës, ironi e Vetëvendosjes

Fotografi i Telegrafit ka kapur momentet e valëvitjes së flamurit të Kosovës në protestë.

Gjithashtu u panë edhe një numër i madh i flamujve kombëtar e po ashtu edhe të vende të tjera të botës, ndër ta ishte edhe ai i Azerbajgjanit.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në fund të fjalimit pati një falënderim për qytetarët të cilët protestuan pa flamuj partiak.