LAJMI I FUNDIT:

U suspenduan për arratisjen e Milan Radojçiqit nga Bërnjaku, kthehen në punë komandanti dhe njëri nga policët e ndërrimit

U suspenduan për arratisjen e Milan Radojçiqit nga Bërnjaku, kthehen në punë komandanti dhe njëri nga policët e ndërrimit

Komandanti i pikës kufitare në Bërnjak Millosh Dençetoviq dhe polici Jovan Jokoviq janë kthyer në punë disa javë pas suspendimit në lidhje me rastin e arratisjes së tani më të kërkuarit për korrupsion në Kosovë, Milan Radojçiq.

Mësohet se Dançetoviqit dhe Jokoviqit u është ndërprerë masa e suspendimit, ndërsa zyrtarit policor tjetër Goran Milivojeviq vazhdon të ketë masën e suspendimit.


Në lidhje me këtë rast Kallxo.com ka kërkuar sqarime edhe nga Policia e Kosovës.

Policia ka thënë shkurt se atyre u është ndërprerë suspendimi i përkohshëm me rekomandim të IPK-së.

Goran Millivojeviq ishte shef i ndërrimit në pikën kufitare të Bërnjakës në ditën kur nga kjo pikë u arratis i kërkuari Millan Radojiçiq në shkurt të këtij viti.

Portali zbuloi se ai ka një lidhje bukur interesante me njeriun i cili u arratis nga duart e shefit të ndërrimit në pikën kufitare.

Milan Radojiçiq u iku nga "duart" policëve të Kosovës në Bërnjak
Lexo po ashtu Milan Radojiçiq u iku nga "duart" policëve të Kosovës në Bërnjak

Nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojçiq i përshkruar edhe si njëri nga njerëzit më me ndikim në veriun e Kosovës u arratis nga duart e policëve në shkurt të këtij viti ndërsa rrethanat e arratisjes zbuluan probleme të mëdha.

Në kohën kur ishte arratisur Radojçiq nuk mund të dokumentohej me pamje koha dhe mënyra pasi që nuk kishin punuar kamerat e vendosura në pikën kufitare Bërrnjak.

Arratisja e Radojçiqit ishte cilësuar si pengim i personit zyrtar nga ana e Policisë se Kosovës.

I kërkuar më parë për rastin e vrasjes së ish-politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, Millan Radojçiq sot është në “stop- listë” për rastin e njohur në publik si “Brezovica”.

Prokurori që futi në “stop- listë” Radojiçiqin, Rasim Maloku në një interviste për emisionin “Kallxo Përnime” kishte treguar se çka kishin deklaruar zyrtarët policorë për ditën kritike.“Më 3 shkurt 2022 nga hetuesit e rastit “Brezovica” jam njoftuar se Milan Radojiçiq ka tentuar që të hyjë në Kosovë përmes pikës kufitare Bërnjak nga ora 15. Aty është identifiku dhe verifiku në sistem se është në “stop listë””, pati thënë Maloku.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori