Bella Hadid u emërua nga shkencëtarët disa vite më parë si gruaja me fytyrën më të bukur në botë.

Ata u udhëhoqën nga teoria e ‘raportit të artë’ dhe analizuan edhe detajet më të vogla të fytyrës, si madhësia dhe pozicioni i buzëve, hundës, mjekrës, mollëzave dhe nofullës.


Nga llogaritja, ata arritën në përfundimin se ka përmasa perfekte.

Screenshot 29 3 Bella Hadid

Këtë vit, ajo ishte ndër 10 femrat më të bukura sipas përllogaritjeve të kirurgut plastik britanik, Julian De Silva, i cili drejton Qendrën për Kirurgjinë e Avancuar Estetike dhe Plastike të Fytyrës në Londër.

Këto ditë ajo është rikthyer në pasarelë pas një pauze dyvjeçare. Ajo ka bërë një sfilatë për Saint Laurent në Javën e Modës në Paris, ku është prezantuar koleksioni i femrave për pranverë/verë 2025.

Kthimi i saj u prit me entuziazëm nga shumë njerëz.

Screenshot 30 7 Bella para ndërhyrjeve

Si dukej ajo para operacioneve?

Megjithatë, pak njerëz e mbajnë mend se si dukej ajo në fillimet e karrierës së saj, kur ende nuk kishte bërë operacione të shumta plastike. /Telegrafi/

Screenshot 31 6 Bella para ndërhyrjeve

Screenshot 32 6 Bella para ndërhyrjeve