LAJMI I FUNDIT:

U raportua në ndreqe.com për hedhje të mbeturinave dhe trotuare të parregulluara në Fushë Kosovë, flasin nga komuna

U raportua në ndreqe.com për hedhje të mbeturinave dhe trotuare të parregulluara në Fushë Kosovë, flasin nga komuna

Ditë më parë në platformën ndreqe.com janë raportuar nga qytetarët disa parregullsi në Komunën e Fushë Kosovës.

Raportimi i parë ka të bëjë me hedhjen e mbeturinave në këtë komunë ndërsa, i dyti për një pjesë të trotuarit të parregulluar.


Zëdhënësi i komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli në një prononcim për Telegrafin ka thënë se pastrimi i hapësirave publike këto ditë u realizua në disa lagje të kësaj komune si dhe në fshatin Kuzmin.

Mbeturina në Podujevë dhe në Fushë Kosovë, qytetarët raportojnë në ndreqe.com
Lexo po ashtu Mbeturina në Podujevë dhe në Fushë Kosovë, qytetarët raportojnë në ndreqe.com

Topalli tha se punëtorët e shërbimeve publike po angazhohen dhe do të punojnë në gjithë territorin e komunës së Fushë Kosovës.

Ai po ashtu kërkoi që edhe qytetarët të jenë më të kujdesshëm në ruajtjen e ambientit.

“ Pastrimi i hapësirave publike këto ditë u realizua në lagjet 028, 029 dhe në fshatin Kuzmin. Ashtu si edhe deri më tani punëtorët e shërbimeve publike po angazhohen dhe do të punojnë në gjithë territorin e komunës së Fushë Kosovës, por kërkojmë që edhe qytetarët të jenë më të kujdesshëm që ambientin ta ruajmë dhe të kujdesemi të gjithë së bashku duke i vendosur mbeturinat vetëm aty ku e kanë vendin”, theksoi ai.

Qytetarët bëjnë raportime të shumta për dëmtime të trotuareve, komunat vonohen në riparimin e tyre
Lexo po ashtu Qytetarët bëjnë raportime të shumta për dëmtime të trotuareve, komunat vonohen në riparimin e tyre

Ndërsa, sa i përket problemit të dytë të raportuar në platformën ndreqe.com, Topalli tha se operatori ekonomik i cili ka kontratë me komunën për rregullimin e trotuareve, mbushjen e gropave, dhe shtruarjen e rrugëve me zhavorr, këtë vit ende nuk ka filluar punimet shkaku i mos pagesës së obligimeve nga ana e komunës.

Sipas tij, komuna nuk ka mundur të bëj pagesën e faturave pasi nuk kanë ende një vendim nga Kuvendi Komunal për bartje të mjeteve nga viti i kaluar për këtë vit.

“Besojmë se deri në muajin maj do të përfundojnë pagesat dhe operatori do të vazhdoi me punimet”, tha ndër të tjera Topalli për Telegrafin.

Qytetarët kanë mundësi që të shkarkojnë aplikacionin e ndreqe.com dhe përmes tij të raportojnë problemet mjedisore në komunat ku ata jetojnë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori