Një vajzë nga Ferizaj ishte raportuar e zhdukur dy javë më parë.

Policia kishte bërë të ditur se babai kishte njoftuar se vajza e tij ka dalur nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.


E njëjta është gjetur të hënën. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Po është gjetur me datë 07.04.2025 shëndoshë e mirë”, ka thënë Veseli.

Veseli ka bërë të ditur se njëjta është gjetur në qytetin e Gjakovës. /Telegrafi/