Një 16-vjeçare e raportuar si e zhdukur më 8 shkurt nga familjarët e saj, është gjetur të shtunën. Rasti nga Policia e Kosovës është cilësuar si “person i zhdukur, më pas i gjetur dhe dhunim”, për çka i mituri që e shoqëronte 16-vjeçaren është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse viktima është dërguar në strehimore pasi ka refuzuar të kthehet te familja e saj. Nga Qendra për Punë Sociale në Prishtinë thonë se situata lë të nënkuptohet se dy të miturit nuk kanë pasur raporte të mira brenda familjeve të tyre.
Një 16-vjeçare ishte larguar nga shtëpia më 8 shkurt, ditë kur familja e lajmëroi si të zhdukur në Polici.
Tek ditën e shtunë, katër ditë pasi u raportua si e zhdukur, ajo bashkë me një të mitur tjetër bashkëmoshatar, janë paraqitur në njërin nga stacionet e policisë.
I dyshuari, po ashtu 16-vjeçar, është arrestuar nën dyshimin për dhunim.
“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili është gjetur së bashku me viktimën e mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse viktima është dërguar në strehimore pasi ka refuzuar të kthehet te familja e saj”, thonë nga Policia.
Se 16-vjeçarja është pranuar në strehimore e konfirmon vet, Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë.
“Është shumë normale që gjendja është e rënduar për shkak se fillimisht probleme brenda së familjes kanë ndikuar drejtpërdrejt. Pastaj edhe vepra, ne njëherë e shfrytëzojnë periudhën e reflektimit e cila është 48-orëshe, kur viktima duhet të pushojë, të reflektojë dhe pastaj të filloj procedura”, ka thënë Vebi Mujku, Drejtori i Qendrës për Punë Sociale.
Kjo situatë, sipas Mujkut, lë të nënkuptohet se dy të miturit nuk kanë pasur raporte të mira brenda vet familjeve të tyre.
“Problemet janë fillimisht paraprakisht, pra probleme te mungesa e raporteve brenda familjes shumë herë sjellin deri në këto situata kur të miturit, të miturat, detyrohen që të braktisin shtëpinë dhe të kërkojnë një zgjidhje tjetër e cila është zgjidhje jashtëzakonisht e dëmshme për to. Mirëpo nuk janë në gjendje të mendojnë se cila është vepra që e kanë shkaktuar”, shtoi Mujku.
Ndërkohë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, nuk kanë dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar tri raste të dhunës në familje, të tria në Prizren./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë