LAJMI I FUNDIT:

U quajt investimi më i madh në qytetin e Beratit, rruga shembet pas tri vitesh

U quajt investimi më i madh në qytetin e Beratit, rruga shembet pas tri vitesh

Investimi më i madh në qytetin e Beratit, që përfundoi 3-vjet më parë, ka pësuar një dëmtim të madh në segmentin Polici-Stadiumi Tomorri.

Rruga është çarë dhe është shembur në njërin krah, gjatë qarkullimit të automjeteve në rrugë.


Një automjet që ishte në ecje përgjatë këtij aksi, ka rënë në gropën e shembur në rrugë.

Automjeti ka pësuar dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz, ndërkohë që dëmtimi i rrugës në këtë segment ka vështirësuar mjaft qarkullimin e mjeteve në rrethrrotullimin e stadiumit.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar specialistë të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Bashkinë e Beratit, të cilët kanë rrethuar vendin dhe kanë pezulluar qarkullimin e mjeteve pranë rrugës së shembur.

Burime zyrtare pranë kësaj drejtorie deklarojnë se do të punohet për riparimin e rrugës së shembur,që mendohet të përfundojë në mesditë.

Specialistët e kësaj drejtorie bëjnë me dije se rruga ka shkarë dhe më pas është shembur për shkak të shembjes së njërit krah të murit mbajtës nëntokësor të kanalizimeve të ujërave të zeza. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori