Më i fortë dhe më i egër në çdo mënyrë, performanca e re Golf in R vazhdon me të njëjtin ritëm duke u paraqitur si një veturë e pa kompromis.

Kjo veturë 2.0 TSI zhvillon deri në 320 kuaj fuqi dhe 420 Nm çifte rrotulluese, i cili është shumë më i fuqishëm se paraardhësi i tij, transmeton Telegrafi.


Lajmi i mirë është se transmetimi manual do të mbetet në ofertë, dhe lajmi i keq është se do të ofrohet në Amerikë, por jo në Evropë. Pra, ne kemi vetëm një DSG me shtatë shpejtësi.

0c7e6bc3 f99a 4f2b a064 d9a9cc6928c8

Volkswagen beson se Golf tani është dukshëm më i menaxhueshëm dhe më i shkathët. Shasia adaptive i jep shoferit mundësinë për të zgjedhur një nga gjashtë stilet e makinës të ofruara nga kabina.

Golf R është 20 mm më afër tokës dhe ka frena me disqe të përparme me diametër 358 mm dhe trashësi 33 mm.

4ac9254d f03c 4c98 8bfa 47540bf6a3be

Nëse po mendoni se sa shpejt është, këtu është përgjigjja. Ai arrin 100 km / orë në 4.7 sekonda, dhe shpejtësinë maksimale e ka 250 km / orë të kufizuar.

Çmimi në Gjermani fillon me 49,259 euro. /Telegrafi/

94f80670 be5a 4083 a8c1 43890fddad2b