Pesë persona janë proceduar penalisht mes tyre dy mjekë të spitalit të Elbasanit të cilët akuzohen se nuk kanë kryer siç duhet shërbimin ndaj një pacienti që ishte paraqitur në ambientet e spitalit.
Sipas policisë mësohet se një 41 vjeçare ka kallëzuar në polici se bashkëshorti i saj shofer në një firmë private është dëmtuar gjatë orarit të punës.
Ndër të tjera në kallëzimin e saj ajo pretendon se stafi mjekësor i spitalit rajonal të Elbasanit, i turnit kur është paraqitur për të marrë mjekim i lënduari, ka neglizhuar dhënien e asistencës mjekësore për bashkëshortin e saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: 41 vjeçari, me detyrë mjek në spitalin rajonal të Elbasanit, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”; 49 vjeçari dhe 29 vjeçarja, pjesë e stafit mjekësor të spitalit rajonal të Elbasanit, si dhe për 49-vjeçarin, punonjës për ruajtjen e sigurisë fizike të këtij spitali, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”; Gjithashtu nën hetim është dhe një 55 vjeçar me detyrë administrator i një firme private, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”, tha policia.
Ndaj këtyre shtetasve ka bërë kallëzim shtetasja 41 vjeç, se gjatë procesit të punës në firmën që administrohet nga 55-vjeçari, është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën, bashkëshorti i saj, 54 vjeç, banues në Elbasan (shofer në këtë firmë). Gjithashtu, 41-vjeçarja ka pretenduar nëpërmjet kallëzimit të saj, se stafi mjekësor i spitalit rajonal të Elbasanit, i turnit kur është paraqitur për të marrë mjekim i lënduari, ka neglizhuar dhënien e asistencës mjekësore për bashkëshortin e saj.
Vijojnë veprimet hetimore me qëllim verifikimin e plotë ligjor të këtij kallëzimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri