LAJMI I FUNDIT:

U përdhunua në fëmijëri, 17-vjeçarja vendos t’i nënshtrohet vdekjes me eutanazi

U përdhunua në fëmijëri, 17-vjeçarja vendos t’i nënshtrohet vdekjes me eutanazi

Një 17-vjeçare në Holandë, e cila ishte përdhunuar tri vjet më parë, nuk mundi më ta vazhdonte jetën e saj. Noa Pothoven kishte thënë se nuk dëshironte më të vazhdonte jetën pas ngjarjeve që i kishin ndodhur.

17-vjeçarja vdiq më 26 maj në një spital pas një beteje të gjatë ligjore për të vendosur nëse duhej të bënte eutanazinë.


Adoleshentja holandeze nga Arnhemi mendoi se jeta e saj ishte bërë e padurueshme dhe nuk mund të vazhdonte më.

Eutanazia, apo ndryshe vdekja e ëmbël sipas greqishtes, është vullneti i pacientit në një stad terminal të jetës, apo familjarëve të tij për t’i dhënë fund vuajtjeve përgjithmonë përmes një ndihme mjekësore. Pra, përshpejtimi i vdekjes.

Në Holandë eutanazia është e lejueshme që prej moshës 12-vjeçare, por gjithmonë nëse një mjek ka vërtetuar se vuajtja e pacientit është e padurueshëm dhe pa rrugëdalje.

Në vitin 2017, rreth 6,585 persona kërkuan dhe morën eutanazinë në Holandë, rreth 4.4% e totalit të vdekjeve në vend, sipas një komiteti që monitoron këtë fenomen shkruan Tg.com, transmetojnë mediat.

Noa shkroi një autobiografi të quajtur ‘Winning or Learning’ rreth betejave të saj me shëndetin mendor pasi raportohet se u ngacmua seksualisht në moshë 11-vjeçare dhe u përdhunua në moshën 14-vjeçare. Si pasojë ajo vuante nga një çrregullim stresi post-traumatik, depresioni dhe anoreksia.

Noa tha se donte që libri i saj të ndihmonte të rinjtë që luftojnë me jetën, duke thënë se Holanda nuk ka institucione apo klinika të specializuara ku adoleshentët mund të shkojnë për ndihmë psikologjike ose fizike.

Në një postim në mediat sociale, një ditë para vdekjes së saj, Noa bëri publike vendimin për ti dhënë fund jetës.

“E kam menduar për një kohë të gjatë nëse duhet ose jo ta ndaja me ju këtë, por vendosa ta bëj gjithsesi”, shkroi ajo. Ndërsa shtoi se “Ndoshta kjo do jetë surprizë për disa, duke pasur parasysh postimet e mia në lidhje me klinikat e shëndetit mendor, por plani im është menduar prej shumë kohësh dhe nuk është marrë në mënyrë impulsive. Brenda një maksimumi prej 10 ditësh do të vdes. Pas shumë vitesh ballafaqimi dhe lufte, jam e lodhur. Nuk ha dhe nuk pi prej kohësh dhe pas shumë diskutimesh dhe vlerësimesh vendosa të shkoj sepse vuajtja ime është e padurueshme”.

Noa theksoi se nuk ndihej më e gjallë. “Unë marr frymë por nuk jetoj”, tha 17-vjeçarja holandeze në rrjetet sociale, para se t’i nënshtrohej vdekjes me eutanazi.

Më pas u kërkoi ndjekësve të saj në Instagram që të mos i kërkonin ta bindnin sepse ky ishte vendimi i saj më i mirë dhe përfundimtar.

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori