LAJMI I FUNDIT:

U paralajmëruan vërshimet në Maqedoni, askush nuk i dëgjoi! (Video)

U paralajmëruan vërshimet në Maqedoni, askush nuk i dëgjoi! (Video)

Nga Drejtoria hidrometeorologjike, për reshjet e mbrëmshme, paralajmëruan që para pesë ditëve. Megjithatë, drejtori i Drejtorisë për çështje hidrometeorologjike Oliver Romevski, sqaron se prognoza e motit “nuk ka logjikë”.

“Paralajmëruam para 4 apo 5 ditëve se dje do të kemi reshje të rrëmbyeshme, të shoqëruara me erëra në drejtimin verilindor dhe paqëndrueshmëri atmosferike që vjen nga Mesdheu. Jemi të vetëdijshëm se në 4-5 vitet e fundit, territori i Ballkanit është i goditur, si pasojë e ndryshimeve klimatike dhe me vëmendje i ndjekim zhvillimet. Deri në orën 6 pasdite, prognoza për motin ka shkuar sipas një rendi logjik, por duhet ditur se në meteorologji nuk ka logjikë”, thotë ai.


Ai shtoi se në Kodrën e Lepurit, ka rënë 95 litra shi, ndërsa në Petrovec vetëm 5. Sipas Romevskit, kjo valë e lagësht do të vazhdojë edhe sot sepse bëhet fjalë për një masë ajrore të paqëndrueshme për të cilën askush me saktësi nuk mund të prognozojë. Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos i lëshojnë shtëpitë e tyre, sepse moti është i paparashikueshëm. Nga EVN-ja thonë se ndërprerja e rrymës elektrike në pjesën më të madhe të Shkupit, por edhe në qytetet tjera, tanimë është sanuar, por shtojnë se, derisa nuk marrin dritë jeshile nga Ndërmarrja publike “Ujësjellësi” e cila bën sanimin e dëmeve, nuk kanë për të lëshuar rrymë në vendet ku ajo mungon.

“Në një pjesë të Shkupit, në pjesën e tensionit të ulët të rrjetit shpërndarës, disa lagje të Shkupit, edhe pse defektet aty janë sanuar, megjithatë nuk janë kyçur në rrjetin distributiv. Kjo është bërë në koordinim me Qytetin e Shkupit, për shkak të intervenimit të ndërmarrjes të ujësjellësit, ekipeve të zjarrfikësve për pastrimin e trafostacioneve dhe bodrumeve të ndërtesave që janë mbushur me ujë. Kur këto të pastrohen, atëherë do t’u lëshohet rrymë elektrike”, thonë nga EVN.

Përndryshe, mbrëmë në periudhën prej orës 17 deri në orën 19, kishte shkarkime të fuqishme elektrike, gjegjësisht rreth 1000 vetëtima, ndërsa në disa pjesë të Shkupit, shumë shtëpi vazhdojnë të jenë pa rrymë dhe pa ujë./Telegrafi/

Këtu mund të lexoni dhe shikoni më shumë lajme rreth vërshimeve të mbrëmshme (Foto/Video)
Lexo po ashtu Këtu mund të lexoni dhe shikoni më shumë lajme rreth vërshimeve të mbrëmshme (Foto/Video)