LAJMI I FUNDIT:

U pa duke u testuar, tingulli që lëshonte tregon se Corvette Z06 ka motor shumë të fuqishëm

U pa duke u testuar, tingulli që lëshonte tregon se Corvette Z06 ka motor shumë të fuqishëm

Motor shumë më i fuqishëm, se motorët V8 që i kemi dëgjuar deri më tani

Dihej se Chevrolet është duke punuar në një Corvette Z06 të ri, ndërsa tani është mësuar se po punohet në një version shumë më të fuqishëm se modeli aktual, transmeton Telegrafi.

Kur u pa duke u testuar, u dëgjua edhe tingulli që lëshonte, që tregonte se ka motor të fuqishëm, ndërsa lëvizte me mjaft shkathtësi.


Në këtë formë, Corvette Z06 duket se ka marrë pak nga Ferrari me motorin V8, derisa motori është i ngjashëm me një 5.2 litra që Ford e ka përdorur në Shelby GT350 Mustang.

Gjatë muajit tetor, është lansuar Corvette C8.R me 5.5 litra që prodhon 500 kuaj fuqi, ndërsa një nga inxhinierët njoftoi se ky motor do të përdoret edhe në makina tjera.

Për ta arritur kapacitetin e dëshiruar, kjo Corvette është ndërtuar në atë formë, që motori të ketë ajrosjen e duhur, në mënyrë që të mos nxehet dhe të bllokojë.

Brenda dy vitesh, pritet që të zhvillohet edhe më shumë sistemi i lëvizjes së Corvette Z06, kur pritet të lansohet që të rivalizojë me makinat e reja. /Telegrafi/