LAJMI I FUNDIT:

U ndanë çmimet “Mërgimtari i vitit”

U ndanë çmimet “Mërgimtari i vitit”

Në kuadër të manifestimit “Dita e Diasporës”, sot në Prishtinë, Ministria e Diasporës mbajti ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Mërgimtari i vitit” dhe “Gazetari me shkrimin/kronikën ose emisionin më të mirë për diasporën”.

“Sot diaspora nuk është sikur ajo e disa dekadave më parë. Përveç përkrahjes financiare të cilën Kosova e merr çdo vit nga ajo, diaspora sot i ofron Kosovës edhe kapacitete njerëzore, profesionale, kulturore e shkencore. Prandaj është detyrë e jona si institucione që të vazhdojmë t’i forcojmë lidhjet me diasporën”, tha ministri i Diasporës, Valon Murati, në hapje të manifestimit.


Çmimi “Mërgimtari i vitit” u jepet mërgimtarëve për sukseset e arritura në fushën e arsimit, kulturë, sport, biznes, veprimtari humanitare, si dhe për kontribut të veçantë për shtetin e Kosovës ose për diasporën.

Ky çmim, ndonëse nuk ka vlerë monetare, dëshmon vlerësimin e jashtëzakonshëm të Ministrisë për mërgimtarin, i cili me punën dhe veprimtarinë e tij ka kontribuar në promovimin, ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar, kulturor, gjuhësor, arsimor, si dhe të vlerave të përgjithshme të Republikës së Kosovës.

Çmimi për arsim iu dha Ermira Morinës (Mësuese në Greqi, ndër më të suksesshmet dhe shumë aktive në organizimin e mësimit plotësues të gjuhës dhe kulturës shqipe në Greqi.

Çmimi për sport: Arlind Ajeti (Futbollist i Kombëtares Shqiptare, më i spikaturi në “Euro 2016”).

Çmimi për biznes: Gani Nuha (Biznesmen në Gjermani, themelues dhe promotor i Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani, ndërsa aktualisht Sekretar. Gjatë vitit 2015 ka investuar mbi 10 milionë euro në krijimin e Hidrocentralit në Albanik, ku ka gjeneruar mbi 200 vende pune).

Çmimi për kulturë: Alketa Xhafa Mripa (Artiste, e cila bëri ekspozitën me veshjet e grave të dhunuara gjatë luftës në stadiumin e Prishtinës, ekspozitë kjo që bëri bujë në të gjitha mediet botërore. Jeton në Londër).

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori