Shoferi i një kamioni që u mundua t’i ikë taksës rrugore, për pak sa nuk e paguar me jetë.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur shoferi i kamionit të kaltër ndjek pas kamionin e bardhë, duke mos u ndalur para rampës në të cilën duhet të paguaj taksën rrugore, transmeton Telegrafi.

Megjithatë me të kaluar rampën, ai e pësoi. Duke tentuar me shpejtësi të ikë, gabimisht ka goditur murin mbrojtës, me ç’rast i janë shfryrë gomat duke bërë që të krijohet një tollovi.

Shumë persona që e kanë parë videon, janë të mendimit se çdo veprim i keq që shkaktohet nga kushdo nuk bën të kaloj pa ndëshkim. /Telegrafi/