LAJMI I FUNDIT:

U morën peng në vitin 2012 nga talebanët: Kjo është historia tronditëse e familjes që po jeton nëpër shpella (Video)

U morën peng në vitin 2012 nga talebanët: Kjo është historia tronditëse e familjes që po jeton nëpër shpella (Video)

Historia e këtij çifti është një dramë që vazhdon prej vitesh. Amerikania Caitlan Coleman dhe burri i saj kanadez Joshua Boyle ishin duke vizituar Afganistanin kur u morën peng në vitin 2012 nga talebanët.

Që prej atëherë ata janë mbajtur peng duke jetuar nëpër shpella. Ata tashmë kanë dy fëmijë, të cilët kanë lindur teksa ishin peng.


I madhi lindi pak javë pasi ishin marrë peng, pasi Coleman ishte shtatzënë.

Në një video të publikuar së fundmi, përcjell Tema, çifti i dërgonte mesazh familjes duke u thënë se kishin dy fëmijë.

Ata kërkonin ndihmë që të liroheshin.

Zyrtarë amerikanë kanë reaguar pas videos duke thënë se po bëjnë kërkimin e tyre.

“Po përjetojmë një makth kafkian”, thotë amerikania Coleman në video.

Ajo është detyruar nga talebanët të mbajnë ferexhe dhe rrëfen se janë torturuar shpesh nga talebanët.

Femra amerikane i ka kërkuar presidentit Obama ta lirojë para se të largohet nga detyra.

“Ofroju diçka, në mënyrë që ti dhe ata të shpëtoni fytyrën”, thotë ajo.

Talebanët nga ana e tyre nuk kanë bërë asnjë kërkesë për para apo diçka tjetër. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Botë
Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Botë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit

Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Kalo në kategori