LAJMI I FUNDIT:

U mbajt konferenca përmbyllëse e javës kundër braktisjes së shkollimit

U mbajt konferenca përmbyllëse e javës kundër braktisjes së shkollimit

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shqyri Bytyqi, ka marrë pjesë në Konferencën përmbyllëse të Javës kundër braktisjes së shkollimit, me moton “Mundësi të barabarta në arsim për të gjithë”.

Ministri Bytyqi e vlerësoi këtë ngjarje me rëndësi dhe tha se po bëhet punë e madhe që arsimi të jetë për të gjithë, ndërsa në këtë drejtim falënderoi të gjithë partnerët që kanë ndihmuar në luftimin e kësaj dukurie, e në veçanti UNICEF-in.


“Është ky një obligim që MAShT dhe të gjithë bartësit e arsimit të krijojnë kushte të barabarta për fëmijët tanë dhe të ofrojnë edukim për të gjithë”, tha Bytyqi, ndërsa theksoi se politikat arsimore e kanë objektivë përfshirjen e gjithë fëmijëve në shkolla.

Pasi që përmendi se sot është përvjetori i Konventës ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve, që lidhet me të drejtën për t’u arsimuar, ministri Bytyqi theksoi se kjo na bën akoma më përgjegjës.

“Duke pasur parasysh që janë shumë faktorë që pamundësojnë vijimin e shkollës nga disa fëmijë, ne si MAShT kemi një kujdes të veçantë dhe kemi krijuar mekanizma që secilit fëmijë t’i mundësohet qasja në arsimim dhe edukim”, tha Ministri.

Ministri Bytyqi u shpreh i kënaqur që ka ulje të numrit të atyre që braktisin shkollimin dhe tha se do të punohet me të gjitha mekanizmat e krijuar tashmë që kjo përqindje të jetë zero.

Ndërsa, zv/shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, James Mugaju theksoi se është për t’u përshëndetur angazhimi i MAShT në adresimin dhe luftimin e kësaj dukurie, si dhe krijimin e kushteve për qasje të barabartë të të gjithëve në arsim

Gjatë këtyre ditëve sa ka zgjatur Java kundër braktisjes së shkollimit, MAShT ka organizuar një sërë aktivitetesh në shkollat e Kosovës. Ndërsa, sot u ndanë mirënjohje për shtatë shkolla të suksesshme të angazhuara në fushatë. Me këtë rast, këtyre shkollave iu dhurua edhe nga një projektor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori