Ikona e “Baywatch”, Pamela Anderson, thuhet se është ndarë nga producenti i njohur Jon Peters, pas 12 ditësh martesë. The Hollywood Report, i cili ishte i pari që raportoi për lidhjen sekrete të tyre në fillim të këtij muaji, pushtoi sërish internetin me lajmet e së shtunës duke treguar se dyshja u ndanë pas dy javësh martesë.

“Unë jam tërhequr nga pritja e ngrohtë e Jon dhe bashkimi im. Ne do të ishim shumë mirënjohës për mbështetjen tuaj, pasiçë po marrim pak kohë për të rivlerësuar atë që duam nga jeta dhe nga njëri-tjetri", tha Anderson në një deklaratë për Fox News, nga përfaqësuesi i saj.


"Jeta është një udhëtim dhe dashuria është një proces”, vazhdon ajo. "Me këtë të vërtetë universale në mendje, ne kemi vendosur reciprokisht të heqim dorë nga zyrtarizimi i certifikatës sonë të martesës dhe të besojmë në këtë proces”.

“Faleminderit që po e respektoni privatësinë tonë”, shtoi më tej ajo.

Anderson, 52-vjeçe, dhe Peters, 74-vjeç, u martuan më 20 janar.

Një burim i afërt me çiftin i tha Fox News: “Ajo e ka njohur Jon gjithmonë, por kurrë nuk ka jetuar me të”. Dhe derisa të jetoni me dikë ... Epo, le të themi vetëm që Pamela kërkoi pushim. Ajo po kthehet në kompleksin e saj në Ladysmith, Kanada, për të qenë me familjen e saj”.

ron1 Jon Peters dhe Pamela Anderson (Foto: Getty Images/Guliver)

Çifti nuk kishte një licencë zyrtare martese, sipas raportimeve.

Kjo ishte martesa e pestë e Pamelas, por duket që edhe këtë herë fati nuk ishte në duart e saj. /Telegrafi/