LAJMI I FUNDIT:

U kërkua dorëheqja e Duda Baljes pasi doli kundër martesës të gjinisë së njëjtë, reagon Behgjet Pacolli

U kërkua dorëheqja e Duda Baljes pasi doli kundër martesës të gjinisë së njëjtë, reagon Behgjet Pacolli

Luljeta Demolli, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore ka kërkuar dorëheqjen e deputetes Duda Balje nga Grupi Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Kosovës ku ajo është kryetare. 

Kjo pasi Balje ka dalur kundër votimit të ndryshimeve në Kodin Civil, që lejon martesat e gjinisë së njëjtë.


Balje tha se nuk del kundër fesë e as kundër vlerave familjare me të cilat është rritur.

Kreu i AKR-së dhe deputeti Behgjet Pacolli propozimin e Demollit për shkarkimin e Balje e ka konsideruar të pavend dhe të nxituar.

Pacolli tha se Duda Balje zgjodh me votën e lirë të popullit, nga ku mbështetët edhe pozicioni i saj në komisionin parlamentar.

Deputetja Balje thotë se nesër do të votojë kundër martesave të gjinisë së njëjtë: Nuk dal kundër fesë që i përkas
Lexo po ashtu Deputetja Balje thotë se nesër do të votojë kundër martesave të gjinisë së njëjtë: Nuk dal kundër fesë që i përkas

“Deputetja Duda Balje u zgjodh me votën e lirë të popullit, nga ku mbështetët edhe pozicioni i saj në komisionin parlamentar. Mendoj se propozimi i znj. Luljeta Demolli, për shkarkimin e znj. Balje ishte i pavend dhe i nxituar”, shkroi Pacolli.

Ndërkaq, ndaj ndryshimeve të Kodit Civil, ka reaguar edhe AAK.

AAK nesër do të votojë kundër martesave të së njëjtës gjini
Lexo po ashtu AAK nesër do të votojë kundër martesave të së njëjtës gjini

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka njoftuar se AAK do të votojë kundër ndryshimit të Kodit Civil ku lejohen martesat brenda së njëjtës gjini.

Tahiri ka thënë se këtë vendim e kanë marrë pas kërkesave të shumta që kanë pranuar nga elektorati, duke shtuar më tej se miratimi i një baze të tillë ligjore, vlerësohet i parakohshëm.

“Grupi parlamentar i AAK-së do te votojë kundër miratimit në parim të Kodit Civil, i cili përmban edhe pjesën sipas të cilës do të lejoheshin martesat brenda së të njëjtës gjini. Si përfaqësues të popullit dhe pas kërkesave të shumta që kemi marrë nga elektorati ynë, miratimi i një baze të tillë ligjore, vlerësohet i parakohshëm”, thotë ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori