LAJMI I FUNDIT:

U kërkoi të mbajnë maska, vajzat sulmojnë shoferin e Uber –  i hedhin sprej e kolliten në fytyrë  

U kërkoi të mbajnë maska, vajzat sulmojnë shoferin e Uber –  i hedhin sprej e kolliten në fytyrë  

Një shofer i Uber është ballafaquar me një situatë të pakëndshme, kur tri pasagjere që ishin futur në veturën e tij – i janë kollitur në fytyrë, duke i hedhur sprej dhe larguar maskën nga fytyra.

E tëra kjo ndodhi kur ai u kërkoi të vendosin maska apo ta mbulojnë fytyrën me rroba – si preventivë kundër përhapjes së COVID-19, transmeton Telegrafi.

Subhakar Khadka, 32-vjeç, thotë se ishte fyer në baza racore nga tri vajza të cilat kishte shkuar për t’i marrë në Bayview të San Francisco.


Pamjet e filmuara nga kamera e vendosur brenda veturës së Khadkas, tregon se si një prej vajzave kollitet në fytyrë të burrit – të cilit madje tenton t’ia merr telefonin dhe ia largon maskën nga fytyra. E një tjetër hedh sprej brenda veturës.

Policia në San Francisco ka konfirmuar se janë duke hetuar incidentin, dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve në identifikimin e pasagjereve. E nga Uber kanë bërë të ditur se kanë pezulluar llogarinë e vajzës që kishte porositur veturën. /Telegrafi/