U kap me drogë, 23-vjeçari tentoi t’i ikte Policisë por u arrestua pas pesë minutave në Prishtinë

Njësia e Antidrogës e Policisë së Kosovës sot në Prishtinë ka identifikuar një 23-vjeçar me inicialet F.D. si i dyshuar për posedim droge.
I dyshuari ka tentuar t’i ikë Policisë, por është arrestuar pas pesë minutave, gjersa në trup i është gjetur një pistoletë dhe në shtëpi i është gjetur një armë e gjatë AK-47, drogë dhe prova të tjera materiale.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në konsultim me prokurorin kompetent, pas intervistimit i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente të antidrogës.
Policia ka shpjeguar se rasti ka ndodhur rreth orës 15:35, kur hetuesit e Sektorit Qendror të Antidrogës së Policisë së Kosovës (DHTN-së në Prishtinë) pas një pune hetimore dhe punës operative në terren kanë arritur te informacionet relevante, sipas të cilave dyshohej se 23-vjeçari është duke bërë shitblerje të substancave narkotike.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është identifikuar dhe është takuar në rrugën “Beqë Lokaj”, në Prishtinë, të cilin Policia e ka paralajmëruar të ndalet, por i dyshuari ka hedhur në tokë një qese me substancë të dyshuar narkotike (me peshë prej 30 gramëve) dhe ka filluar të ikë duke vrapuar me shpejtësi.
“Policia ka vazhduar ndjekjen aktive të personit të dyshuar dhe brenda pesë minutave ka arritur ta ndaloj dhe arrestojë të njëjtin, ku pas kontrollit në trupin e tij është gjetur një pistoletë 7.65 mm, me një karikator me pesë (5) fishekë, (965) euro si dhe një telefon celular (Iphone 13 pro max)” – është thënë në njoftim.
Tutje, Policia ka treguar se në konsultim me organet e drejtësisë është bastisur- kontrolluar shtëpia e të dyshuarit në Prishtinë, nën dyshimin e bazuar në lidhje me veprën penale – shitblerje e substancave narkotike.
Sipas Policisë, gjatë operacionit të bastisjes në shtëpinë e 23-vjeçarit në cilësi të provave materiale është gjetur dhe sekuestruar: një armë e gjatë AK-47 me një karikator dhe 2 fishekë, si dhe dy paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë: njëra prej 556 gramëve dhe tjetra qese prej 568 gramëve (në total marihuana e konfiskuar rezulton: 1 kg 154 gram).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker