LAJMI I FUNDIT:

U kap me 210 kilogramë kokainë në Pire, kush është koka e trafikut të drogës me origjinë nga Patosi

U kap me 210 kilogramë kokainë në Pire, kush është koka e trafikut të drogës me origjinë nga Patosi

Azdren Muharemi alias Jasona Mërkuri, 54 vjeçari shqiptar i arrestuar nga policia greke si kreu i një grupi kriminal që kishte trafikuar 210 kg kokainë nga Amerika Latine në bashkëpunim me trafikantin e njohur grek Ioannis Viglakis.

Me origjinë nga Patosi ai rezulton të jetë arrestuar në shtator 2009 në Fatih të Stambollit me 10 kg heroinë dhe 3 kg marijuanë.

Kur u arrestua, ai kishte 3 muaj që ishte liruar nga burgu ku mbahej për shitje droge.


Mërkuri përdorte si vend magazinimi të drogës, banesën e shtetases Mimoza Zota në Fatih.

Heroina e kapur gjatë operacionit që çoi në arrestimin e 7 personave përfshirë një grua, ishte destinuar për në Shqipëri, sipas medias së huaj.

Por trafiku me Turqinë nuk ishte ndalur nga Mërkuri, pasi edhe në 2009 kunati i tij ishte arrestuar me 22 kg heroinë në tentativë për t’i trafikuar në Greqi.

Jasona Mërkuri alias Andrea Mërkuri alias Azdren Muharremi, rezultonte në kërkim në Greqi, i dënuar me 20 vjet burg si kreu i një grupi kriminal të cilit në 2017 iu kapën 634 mijë e 246 tableta droge “Captagon”, e njohur si “Droga e Xhihadistëve”.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori