Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi që gjatë legjitimimit dhe kontrollit i janë gjetur rreth 15,000 euro, për të cilat nuk ka pasur mbulesë për prejardhjen tyre.

Rasti ka ndodhur të enjten në Prishtinë, në ora 01:30.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë legjitimimit dhe kontrollit i janë gjetur rreth 15,000 €, për të cilat nuk ka pasur mbulesë për prejardhjen tyre”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/