LAJMI I FUNDIT:

U futën për të notuar, përfunduan në thellësitë e pellgut indian: Momenti kur tre burrat regjistruan veten duke u mbytur (Video,+18)

U futën për të notuar, përfunduan në thellësitë e pellgut indian: Momenti kur tre burrat regjistruan veten duke u mbytur (Video,+18)

Ky është momenti i tmerrshëm kur tre burra regjistruan veten duke u mbytur aksidentaisht, pasi vendosën një kamerë në të cilën deshën të kapnin pamjet derisa po notonin.

Chetan Khatik, 28 vjeç, Sudarshan Chandel, 22 vjeç, dhe Radheyshyam Khatik, 27 vjeç, u ndalën për një notim në një pellg lokal gjatë një udhëtimi me biçikletë nëpër Rajsamand në Rajasthan të Indisë Perëndimore.

Përkundër të treve që ishin notarë të dobët, ata vendosën të futeshin në “pishinën” e thellë në Gauri Dham Kund në qytet.

Ata mbështetën një nga telefonat e tyre celularë në anën e pellgut dhe fillimi i videos tre minutëshe tregon se ata spërkaten njëri-tjetrin.

Megjithatë, pasi njëri prej tyre hidhet në pellgun e thellë, ai fillon të luftojë për jetë, dhe dy të tjerët hidhen për ta ndihmuar.

Së shpejti të tre burrat shihen duke u përpjekur të qëndrojnë mbi buzën e ujit, dhe një nga një ata zhduken.

Kur ata nuk arritën të ktheheshin në shtëpi, anëtarët e familjes së tyre kontaktuan policinë, të cilët nisën një kërkim dhe gjetën se burrat ishin mbytur në pellg.

Zyrtari policor Rajender Godara identifikoi burrat dhe tha: “Viktimat ishin të afërm dhe e njihnin mirë njëri-tjetrin”.

Policia gjeti telefonin celular në buzë të pellgut dhe gjeti se kishte marrë më pak se tre minuta për t’u mbytur të tre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori