LAJMI I FUNDIT:

U fut në politikë në vitin 2017, është kandidati më i ri i Demokratëve – njihuni me Pete Buttigies pretendent për president të SHBA-së

U fut në politikë në vitin 2017, është kandidati më i ri i Demokratëve – njihuni me Pete Buttigies pretendent për president të SHBA-së

Në mesin e shumë Demokratëve që po konkurrojnë për postin e kandidatit për president të SHBA-ve, vëmendje të veçantë të mediave ka fituar Pete Buttigieg, 38-vjeç, i cili fushatën e tij po e ndërton mbi idenë e ndërrimit të brezave në Shtëpinë e Bardhë.

Në fillim të fushatës së tij për kandidat presidencial në janar të vitit 2019, Buttigieg ka qenë relativisht i panjohur si kryetar në shtetin e Indianas në qytetin South Band, me vetëm 100 mijë banorë, shkruan New York Times, transmeton Telegrafi.


U shkollua në Harward, pastaj në Oxford, falë një burse dhe më vonë shërbeu si oficer zbulimi në forcat rezervë të marinës, si dhe punoi si konsulent në kompaninë McKinsey. Në politikë u fut në vitin 2017, kur pa ndonjë sukses kandidoi për president të komitetit nacional të Demokratëve.

Si më i riu në mesin e kandidatëve të shumtë të demokratëve për president të SHBA-ve, premton se do të ndërtojë urën drejtë epokës së re të politikës amerikane. Ai gjithashtu dallohet si kandidati i parë që kërkon rritjen e numrin e gjyqtarëve në Gjykatën Supreme të SHBA-ve, si dhe është treguar si njëri nga njerëzit më të shkathtë në mbledhjen e fondeve të majme në fushatë.

Siç raporton New York Times, ajo çfarë e dallon më shumë Buttigiegun nga kandidatët e tjerë në garë, është fakti që është personi i parë që haptazi ka deklaruar që është homoseksual dhe që ka thënë se planifikon që drejtpërdrejt nga posti i kryetarit të komunës të zhvendoset në Shtëpinë e Bardhë.

Në vitin 2018, Buttigieg u martua me partnerin e tij Chaseten Gelzman, arsimtarin nga Michigan, i cili prej asaj kohe është aktiv në fushatën e tij, duke mbledhur para dhe marrë pjesë në evente në mbarë SHBA-të, duke promovuar kandidaturën e Buttigieg.

Bernie Sanders dhe Pete Buttigieg kanë marrë pothuajse të njëjtin numër të votave për nominim për kandidat për president nga radhët e Demokratëve në Iowa, ku mbi 97 për qind të votave janë numëruar.

Sipas rezultateve më të reja Buttigies ka 26,2 për qind të votave, derisa Sanders i ka 26,1 për qind. Rezultatet tregojnë që Buttigies, ish-kryetari i qytetit South Bend në Indiana, ka marrë më së shumti vota dhe është para Sandersit, senatorit progresiv nga Wermonti.

Zgjedhjet e mbajtura në Iowa gjatë javës së kaluar kanë shënuar vonesa në rezultate për shkak të disa problemeve teknike. Siç raporton Zëri i Amerikës, aplikacioni në të cilin është dashur të jepen të dhënat nuk ka punuar, por pretendohet se edhe ishte hakuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e liderit të Hamasit është rrethuar nga trupat izraelite, thotë Netanyahu

Shtëpia e liderit të Hamasit është rrethuar nga trupat izraelite, thotë Netanyahu

Botë
Paketa e re e armëve prej 175 milionë dollarësh për Ukrainën, Blinken: Një nga të fundit që aktualisht mund të sigurojmë

Paketa e re e armëve prej 175 milionë dollarësh për Ukrainën, Blinken: Një nga të fundit që aktualisht mund të sigurojmë

Evropa
Erdogan paralajmëron Izraelin nëse ky i fundit “tenton të ndjekë anëtarët e Hamasit në Turqi”

Erdogan paralajmëron Izraelin nëse ky i fundit “tenton të ndjekë anëtarët e Hamasit në Turqi”

Botë
Anija 1.800 metërshe që do të lundrojë vazhdimisht nëpër detet, do të jetë pesë herë më e madhe se aeroplanmbajtësja më e madhe

Anija 1.800 metërshe që do të lundrojë vazhdimisht nëpër detet, do të jetë pesë herë më e madhe se aeroplanmbajtësja më e madhe

Botë
BBC: Ajo që ndodhi të dielën e kaluar ka potencialin të përshkallëzojë në mënyrë dramatike luftën midis Izraelit dhe Hamasit

BBC: Ajo që ndodhi të dielën e kaluar ka potencialin të përshkallëzojë në mënyrë dramatike luftën midis Izraelit dhe Hamasit

Botë
Drone, snajperë dhe 3,500 policë: Masat për vizitën e Erdoganit në Athinë

Drone, snajperë dhe 3,500 policë: Masat për vizitën e Erdoganit në Athinë

Greqia
Kalo në kategori