LAJMI I FUNDIT:

U fut në një garë ‘drag’ – por për këtë Audi RS6-R Avant aventura merr fund para se të fillojë gjithçka

U fut në një garë ‘drag’ – por për këtë Audi RS6-R Avant aventura merr fund para se të fillojë gjithçka

Në këtë video të një garë “drag” e ngarkuar në YouTube nga Varryx, Audi RS6-R Avant u pa duke bërë gabime para fillimit të garës. Në një rast, vetura “kërceu” në fillim gjatë numërimit të parë, duke e shtyrë gjyqtarin të rikthente veturat në vend.

Në total, shoferi i RS6-R Avant bëri katër gabime në nisje, por i fundit ishte më i rëndësishmi nga të gjithë.


Në një garë kundër një super-veture Maserati MC20, RS6-R “kërceu” përsëri në fillim. Shoferit iu kërkua që të kthehet në pozicionin e tij. Megjithatë, ai harroi që ta ndërronte marshin e kthimit përpara rifillimit të garës, gjë që bëri që vetura të shkonte mbrapa kur gjyqtari dha shenjën për fillimin e garës, raporton Motor1, transmeton Telegrafi.

Fatkeqësisht, pas RS6-R Avant ishte një spektator i cili ishte i emocionuar për të regjistruar sprintin e plotfuqishëm të veturës në një çerek milje (402 metra) nga një pozicion i rrezikshëm. Duket se personi në fjalë u godit nga vetura me 730 kuaj fuqi, megjithëse në video thuhej se askush nuk u lëndua seriozisht nga ai gabim i rëndësishëm dhe potencialisht serioz i nisjes.

Audi RS6-R Avant u modifikua nga specialistët e tregut të auto-pjesëve ABT me bazë në Kempten. Super vetura përmban një komplet të ri të trupit të bërë nga fibra karboni që përfshin një spoiler në pjesën e përparme, një difuzor të ridizajnuar në pjesën e pasme, integrim të parafangove dhe vendosvje të skajit anësor, si dhe rrotat e aliazhit me madhësi prej 22 inç të ABT.

Por më e rëndësishmja, RS6-R Avant fuqizohet nga një motor 4.0-litërsh V8 me turbo dyfishtë që prodhon 730 kuaj fuqi dhe 920 njuton-metra fuqi rrotullues, duke e lejuar atë të arrijë 0 deri në 100 kilometra në orë në vetëm 3.2 sekonda. Në total nga ABT vetëm 125 njësi RS6 Avant janë modifikuar në specifikimin RS6-R. /Telegrafi/