LAJMI I FUNDIT:

U fut në luftë 18 vjeç, përkundër të gjitha dëshmive gjendet në listën e veteranëve të rrejshëm (Dokument)

U fut në luftë 18 vjeç, përkundër të gjitha dëshmive gjendet në listën e veteranëve të rrejshëm (Dokument)

Pas publikimit në media të emrave të rreth 20 mijë veteranëve që dyshohen të jenë të rrejshëm sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës, ka filluar komprometimi i hetimeve për mashtrimin me listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kjo pasi në listat e veteranëve të rrejshëm të UÇK-së sipas aktakuzës së ngritur nga ish-prokurori Elez Blakaj, bëjnë pjesë edhe veteranë të vërtetë të luftës së UÇK-së gjatë viteve 1998-99.


Në mesin e veteranëve të vërtetë që është futur në listën e atyre të rrejshëm, është edhe Blerim Vllasaliu, nga Novobërda.

Edhe pse 18 vjeçar, ai në vitin 1999 ia kishte mësyrë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), për të luftuar për vendin e tij.

Blerimi ishte ushtar në Zonën Operative të Karadakut.

Për Telegrafin thotë se ishte habitur dhe i fyer kur e kishte gjetur emrin e tij në listën e “veteranëve të rrejshëm”.

Ai thotë se posedon të gjitha dokumentet që vërtetojnë që ka qenë pjesëtar i UÇK-së. Madje thotë se e njohin të gjithë, shokët luftëtarë në atë zonë.

Blerimi, thotë se nëse nuk ndryshohen këto lista, ai do të dërgojë rastin në Gjykatë.

” Si 18 vjeçar, unë nuk kam shkuar në luftë për përfitime, kam shku me luftu për vendin. Nuk e kam ditë a vritem a e gëzojë lirinë. Unë jam ndjerë shumë i poshtëruar kur e kam kuptuar që ndodhem në listën e veteranëve të rrejshëm. Askund në botë nuk ndodhë që të publikohet diçka pa u vërtetuar, ka thënë Vllasaliu për Telegrafin.

Ndërkohë, Aktakuza e dorëzuar në gjykatë, me emrat dhe të dhënat personale të personave që dyshohet se janë përfitues të kundërligjshëm në emër të statusit të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po konsiderohet të jetë e qëllimshme.

Njohës të drejtësisë dhe çështjeve politike në Kosovë, thonë lista të cilës iu shtuan mbi 1300 emra të rinj, u bë me qëllim që të dështohet ky proces tutje në gjykatë.

Për këtë, Prokurori i dorëhequr, Elez Balakaj, që merrej me çështjen e veteranëve, pas këtij publikimi, ka deklaruar se nuk mban përgjegjësi për aktakuzën, meqë sipas tij, ajo ka pësuar shumë ndryshime, duke u shtuar kështu mbi 1300 emra të rinj.

Gjithashtu, Kryesia e Organizatave të Veteranëve të Luftës së ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  ditë më parë, kanë vlerësuar se është bërë shkelje me publikimin e listës së atyre që mendohet se kanë përfituar kundërligjshëm.

Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati ka deklaruar se me publikimin e listës Prokuroria me këtë veprim duke shpallur përfitues të kundërligjshëm 20 mijë e 238 veteranë, i ka shpallur të dyshuar pa u dhënë mundësia në mbrojtje dhe sfidimin e provave që shkojnë në dëm të tyre në fazën e hetimit penal./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori