Në Veles sot janë vënë në përdorim 29 banesa nga 39 deri në 45 metra katrorë të destinuara për familjet e rrezikuara sociale në objektin social të sapondërtuar me sipërfaqe të përgjithshme prej 1843 metra katrorë në pesë kate dhe katin përdhes me hapësira për bodrum, të ndërtuara në pjesën e re të qytetit përballë ish industrisë “Kiro Quçuk” pas hekurudhës Veles- Manastir.
Në ceremoni morën pjesë qiramarrësit që do të vendosen në objekt, kryeministri Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski dhe përfaqësues të tjerë nga Qeveria, deputetë, kryetari i komunës Marko Kolev, Nada Trajkova drejtore e Qendrës për punë sociale në Veles dhe mysafirë të tjerë.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski tha se në tetor të vitit të kaluar e ka vizituar objektin social kur ende ishte në ndërtim dhe gëzohet që familjet do të jetojnë në kushte më të mira, duke ndërtuar një të ardhme më të mirë në një shtëpi të ngrohtë. Ai më pas informoi se objekti kap vlerën e 54 milionë denarëve.
“Do të vazhdojmë të punojmë në objekte të ngjashme edhe në pjesë të tjera të vendit në periudhën e ardhshme për të ndihmuar sa më shumë familje”, theksoi Nikolloski.
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se nuk ka si të mos jetë njeriu i kënaqur, kur mund të bëjë dikë tjetër të jetë i lumtur, ashtu siç pata mundësinë të shoh dy përfitues të këtyre banesave.
“Mendoj se sa më shumë ndërtesa të këtilla dhe sa më shumë fytyra të lumtura, aq më i madh është edhe misioni ynë dhe aq më e madhe është kënaqësia jonë. Ja, drejtori tha se nuk do të ndalen këtu, përmendi Manastirin, aksionin që do të realizojnë atje me qëllim të uljes së çmimit për metër katror të hapësirës banesore. Dhe vlerësoj se kështu duhet të vazhdohet edhe në periudhën që vijon. Ne si Qeveri vazhdojmë të punojmë, të realizojmë atë që u kemi premtuar qytetarëve, kështu që edhe njëherë bashkohem me dëshirat për një shtëpi të rehatshme, për shumë lumturi dhe gëzim në këto shtëpi për përfituesit e ardhshëm dhe të kemi sa më shumë objekte të tilla dhe sa më shumë njerëz të lumtur, këtu te ne në Maqedoni”, ka thënë Mickoski.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti: 1 miliard euro për prodhimtarinë dhe ndërmarrësinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-prishtine-780x439.jpg)
LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti: 1 miliard euro për prodhimtarinë dhe ndërmarrësinë
![Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-ne-kosove-780x439.jpg)
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin
![Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/hashim-thaci-1-e1733596313178-780x439.jpg)
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Aksident me fatalitet në Prizren, 68-vjeçarja humb jetën pas goditjes nga automjeti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/policia-e-ks.jpg)
Aksident me fatalitet në Prizren, 68-vjeçarja humb jetën pas goditjes nga automjeti
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti