LAJMI I FUNDIT:

U ‘detyrua’ nga djali të kthehet nga pensioni, britaniku fitoi një medalje argjendi në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’

U ‘detyrua’ nga djali të kthehet nga pensioni, britaniku fitoi një medalje argjendi në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’

Zhytësi britanik, Tom Daley fitoi një medalje argjendi në Lojërat Olimpike në Paris dhe ka një histori interesante pas arritjes së tij.

Daley, së bashku me Noah Williams, fituan medaljen e argjendtë në zhytje të sinkronizuar nga një platformë prej 10 metra të hënën mbrëma.

Ai nuk konkurroi për dy vjet para Parisit sepse doli në pension, megjithëse sot është vetëm 30 vjeç, dhe u kthye në garë për hir të djalit të tij gjashtëvjeçar Robbie.


“Ta bëj këtë përpara djalit tim që më kërkoi të kthehesha është diçka e veçantë. Tani kam një medalje të çdo ngjyre, e kam përfunduar kompletin”, tha Daley.

Djali i tij i tha se donte që ai ta shihte në Lojërat Olimpike dhe Daley duhej të përmbushte dëshirën e Robbiet dhe burri i tij Dustin Lance Black bëri një njoftim emocionues në Instagram.

“Kanë kaluar pak më shumë se 16 muaj që kur djali ynë i madh Robbie i tha Tomit se do të dëshironte të shikonte babanë e tij duke kërcyer në Lojërat Olimpike. Dje Tom i puthi djemtë tanë përpara se të hynte në fshatin Olimpik në Paris 2024. Sot i çova djemtë tanë për të parë Kullën Eiffel sepse Parisi është një nga qytetet e mia të preferuara në botë, ne jemi shumë krenarë për Tomin për të gjitha sakrificat dhe punën e palodhshme që bëri për të arritur në Lojërat e tij të pesta Olimpike dhe për të realizuar dëshirën e Robbiet!”, shkroi në Instagram bashkëshorti Dustin Lance Black, me një foto të publikuar të Tomit duke puthur Robbien teksa ai niset për në fshatin Olimpik.

Kjo është medalja e pestë e fituar në Lojërat Olimpike për britanikun dhe ai debutoi në këtë garë në moshën 14-vjeçare në Pekin. Atëherë ai nuk mori medalje, por pasuan shfaqje të suksesshme në Londër, Rio de Zhaneiro dhe Tokio.

Në fushën e tij në Londër në vitin 2012, ai ishte i treti dhe arriti medaljen e bronztë, dhe ai e përsëriti atë sukses në Brazil në 2016.

Në Tokio, ai ishte përsëri fituesi i të bronztës, por gjatë rrugës ai gjithashtu arriti të artën dhe madje atëherë u bë zhytësi britanik më i trofeshëm ndonjëherë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Ndërkombëtare
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Përfaqësueset
Tre klube të mëdha e kanë Xavin në listë për sezonin e ardhshëm

Tre klube të mëdha e kanë Xavin në listë për sezonin e ardhshëm

Ndërkombëtare
Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

La Liga
Barcelona i drejtohet FIFA-s dhe UEFA-s për të shpëtuar marrëveshjen e Vitor Roque me Palmeiras

Barcelona i drejtohet FIFA-s dhe UEFA-s për të shpëtuar marrëveshjen e Vitor Roque me Palmeiras

La Liga
Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Serie A
Kalo në kategori