LAJMI I FUNDIT:

U dënua me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhia dërgon rekurs në Gjykatën e Lartë

U dënua me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhia dërgon rekurs në Gjykatën e Lartë

Izet Haxhia ka depozituar rekurs, ose kërkesë për rishqyrtim, në Gjykatën e Lartë, pasi është  dënuar me 21 vite burg për vrasjen e heroit të demokracisë Azem Hajdarit.

Ish-truproja e ish-kryeministrit Sali Berisha kundërshton vendimin e tetorit të vitit të kaluar të gjykatës së Apelit të Tiranës, e cila e shpalli fajtor duke e dënuar me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit dhe truprojës së tij.


Në shkurt të vitit 2021 ishte Gjykata e Shkallës së parë që dha këtë vendim pasi ky Haxhia kërkoi rihapjen e dosjes së cilësuar si “Vrasja e shekullit”.

Haxhia u ekstraduar në Shqipëri nga Turqia, pasi ishte arrestuar atje prej vitit 2006 ndërsa më herët ishte dënuar në mungësë me 25 vite burg. Gjykata e Lartë ende nuk e ka caktuar datën kur pritet të shqyrtojë rekursin në dhomë këshillimi. /Euronews Albania/