LAJMI I FUNDIT:

U deklarua si e vdekur, gruaja nga Ekuadori “kthehet në jetë” 8 orë më vonë

U deklarua si e vdekur, gruaja nga Ekuadori “kthehet në jetë” 8 orë më vonë

Në Ekuador dhe jo vetëm, komentet mbi “ringjalljen” e Bella Montoya, 76 vjeçare, nuk kanë të ndalur.

E moshuara u deklarua e vdekur në pasditen e së premtes, pasi fillimisht ishte hospitalizuar në orën 9 të mëngjesit (sipas kohës lokale) në spitalin Martin Icaza de Babayoho.


Gilber Rodolfo Balberán Montoya, djali i Bella-s, siguron se Zoti i dha asaj një shans të dytë.

Megjithatë, ai tregon se në spital ka pasur neglizhencë, raporton El Universo, transmeton Telegrafi.

“E dërgova atë në spital rreth orës 9 të mëngjesit, dhe pasdite një doktor më tha se nëna ime kishte vdekur”, deklaroi Balberán.

Ai tutje shtoi se nëna e tij ishte brenda arkivolit nga ora 14 deri pas orës 18, atëherë kur familjarët e Bella vunë re se ajo kishte shenja jete në momentin që ata e hapën arkivolin për t’ia ndërruar rrobat.

“Nëna ime filloi ta lëvizte dorën e saj të majtë, hapi sytë dhe gojën, ajo po bënte përpjekje për të marrë frymë”, tha tutje Gilber.

Ngjarja është regjistruar në video ku vërehet dëshpërimi i familjarëve të viktimës, të cilët tentuan ta rikthenin atë në jetë, ndërsa prisnin mbërritjen e ambulancës nga departamenti i Zjarrfikësve të Babahoyo.

Bella Montoya u nxor nga arkivoli dhe u vendos në një barelë dhe më pas me një ambulancë u dërgua në spitalin Martín Icaza. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Kaloi natën duke pirë alkool në ahengun e organizuar në dhomën e hotelit, aviokompania japoneze ia ndalon fluturimin pilotit

Kaloi natën duke pirë alkool në ahengun e organizuar në dhomën e hotelit, aviokompania japoneze ia ndalon fluturimin pilotit

Interesante
Pikërisht atëherë kur mendoni se

Pikërisht atëherë kur mendoni se "dita juaj shkoi shumë keq" - shihni këto fotografi dhe ndoshta do të ndryshoni mendim

Fun
Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Sa rrathë shihni në këtë fotografi?

Sa rrathë shihni në këtë fotografi?

Fun
Dy vjet pasi u diagnostifikua me vitiligo, qeni i zi shndërrohet në të bardhë

Dy vjet pasi u diagnostifikua me vitiligo, qeni i zi shndërrohet në të bardhë

Interesante
Kalo në kategori