LAJMI I FUNDIT:

Nurboja në konferencën e FMN-së prezanton pikëpamjet e BQK-së për ekonominë e Kosovës

Nurboja në konferencën e FMN-së prezanton pikëpamjet e BQK-së për ekonominë e Kosovës

Ushtruesi i detyrës së guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Bashkim Nurboja ka marr pjesë në konferencën e organizuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) së bashku me Bankën Kombëtare të Kroacisë “Lundrimi për në të ardhmen – politikëbërja në ujërat e rrëmujshme; nxitja e qëndrueshmërisë në Evropën Qendrore dhe Juglindore”.

Përveç guvernatorëve dhe ministrave të financave të 17 shteteve të ndryshme, në takim ishte dhe drejtoresha ekzekutive e FMN-së, Kristalina Georgieva.

Në diskutime, Georgieva me guvernatorët dhe ministrat e financave të shteteve përkatëse, u diskutua lidhur me sfidat dhe mundësitë nga pasojat e fragmentimit gjeo-ekonomik dhe siguria energjetike si dhe cili është roli i politikëbërjes në adresimin e këtyre sfidave.


Gjithashtu, në takim u diskutua rreth përkrahjes së FMN-së për të adresuar sfidat më urgjente ekonomike të shteteve, çfarë mund të bëjë më shumë FMN-ja për të ndihmuar dhe mbështetur shtetet, si dhe se si mund të shërbejnë më mirë shërbimet dhe komunikimi me FMN-në.

Gjatë konferencës, Nurboja shprehu pikëpamjet e BQK-së lidhur me fragmentimin gjeo-ekonomik në botë dhe sfidat e mundshme të ekonomisë së Kosovës, si rezultat i zhvillimeve të tilla në ekonominë botërore. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pas arrestimit të kryetarit të Stambollit, lira turke pëson goditje historike

Pas arrestimit të kryetarit të Stambollit, lira turke pëson goditje historike

Botë
Kur sigurimi bën diferencën – JYSK kompensohet shpejt nga Scardian Sigurime pas dëmit nga zjarri

Kur sigurimi bën diferencën – JYSK kompensohet shpejt nga Scardian Sigurime pas dëmit nga zjarri

Ekonomi
Shijo pranverën e hershme në Grand Blue FAFA

Shijo pranverën e hershme në Grand Blue FAFA

Ekonomi
Köln dhe Bremen, destinacionet e reja me çmime speciale nga PrishtinaTicket!

Köln dhe Bremen, destinacionet e reja me çmime speciale nga PrishtinaTicket!

Ekonomi
Snow White, Working Man dhe Minecraft Movie janë më të mirë në 4DX dhe SCREENX

Snow White, Working Man dhe Minecraft Movie janë më të mirë në 4DX dhe SCREENX

Ekonomi
GiFi së shpejti në Prizren – Një destinacion i ri për blerje në GALERIA Shopping Mall

GiFi së shpejti në Prizren – Një destinacion i ri për blerje në GALERIA Shopping Mall

Ekonomi
Kalo në kategori