LAJMI I FUNDIT:

U akuzuan se po refuzojnë të trajtojë kërkesën për anëtarësim, Ibrahimi: Komunat në veri të Kosovës ende janë pjesë e Asociacionit, nuk janë tërhequr zyrtarisht

U akuzuan se po refuzojnë të trajtojë kërkesën për anëtarësim, Ibrahimi: Komunat në veri të Kosovës ende janë pjesë e Asociacionit, nuk janë tërhequr zyrtarisht

Çështja e anëtarësimit të tri komunave veriore, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok në Asociacionin e Komunave të Kosovës, së fundmi ka nxitur reagime.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj akuzoi AKK-në se tash e shtatë muaj po refuzon që të shqyrtojë kërkesën e këtyre komunave për anëtarësim.


Lidhur me këto akuza drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se këto vazhdojnë të jenë pjesë e AKK dhe se të njëjtat nuk janë tërhequr zyrtarisht.

“Nuk janë tërheq nga AKK dhe këshilli i kryetarëve nuk mundet me pranu diçka që nuk është tërheq, ata janë anëtarë tonë. Ata zyrtarisht nuk janë tërhequr”, tha Ibrahimi.

Akuza ndaj Asociacionit të Komunave, kryetari i Kamenicës thotë se nuk po trajtohet kërkesa për anëtarësim e komunave në veri të vendit
Lexo po ashtu Akuza ndaj Asociacionit të Komunave, kryetari i Kamenicës thotë se nuk po trajtohet kërkesa për anëtarësim e komunave në veri të vendit

Ai tutje shtoi se kjo duket sikur është çështje e mungesës së informatave që kanë kryetarët, derisa tha se për herë të parë në forumin e Asociacionit janë diskutuar çështje politike.

Ibrahimi tha se kjo erdhi nga kryetarët e komunave që vijnë nga radhët e LVV-së.

“Ka qenë hera e parë në historikun e Asociacionit që një parti politike në forumet tona ngritë çështje politike, sepse gjithmonë në forumet e asociacionit diskutohen problemet që i preokupojnë komunat e Kosovës. Ka qenë hera e parë që kryetarët e LVV-së që ishin prezent ngritën tema politike. Këtu ka pasur mungesë të informatës e ndoshta edhe disa çështje tjera”, u shpreh Ibrahimi.

Ibrahimi tutje shtoi se kryetari i AKK-së, Agim Aliu e ka sqaruar çështjen e kërkesës për anëtarësim të tri komunave veriore.

Tri komunat veriore ende nuk kanë bërë kërkesë zyrtare për t’iu bashkuar Asociacionit të Komunave të Kosovës
Lexo po ashtu Tri komunat veriore ende nuk kanë bërë kërkesë zyrtare për t’iu bashkuar Asociacionit të Komunave të Kosovës

“Kryetari Agim Aliu e dha sqarimin se ne nuk mundemi me pranu diçka që është i pranuar. Njëri ndër ish-kryetarët e komunave të pjesës së veriore në themelimin e Asociacionit ka qenë edhe anëtarë bordi. Ne si Asociacion deri më tash nuk kemi pranuar ndonjë shkresë apo vendim të kuvendeve komunale të atyre tri komunave se duan të tërhiqen nga Asociacioni”, tha Ibrahimi.

Ai shtoi se në takimin e sotëm kanë qenë të ftuar edhe kryetarët e tri komunave veriore.

“Ata kanë qenë të ftuar, sot nuk ishin prezent edhe pse ftesa ju ka shkuar”, tha Ibrahimi.

Kujtojmë se në gusht të vitit të kaluar komuna e Mitrovicës së Veriut është anëtarësuar në këtë Asociacion.

“Votimi për anëtarësimin e Mitrovicës së Veriut në AKK ka kaluar me votat e të gjithë delegatëve të Kuvendit dhe ka ardhur pas kërkesës së Komunës së Veriut e cila marrë vendim në Kuvendin e Komunës për t’u anëtarësuar në Asociacion”, thuhej atë kohë në njoftimin e AKK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori