Ky është momenti kur kali i rojës së nderit të mbretit britanik shpërblen me një  “puthje” vajzën e vogël e cila bëri një gjest të mirë ndaj tij.

Pamjet amatore në pjesën qendrore të Londrës, shfaq vajzën e vogël dhe nënën e saj duke iu afruar ngadalë rojës së Mbretit dhe kalit të tij jashtë pallatit St James – me të cilët donin të bënin një fotografi.


Videoja që ka marrë mbi 2.5 milionë shikime, është shpërndarë edhe nga @royalguard_england21 në një llogari në TikTok, transmeton Telegrafi.

Vajza e vogël shihet duke i vendosur paratë në çizmen e rojës para se kali t’i  dhurojë “një puthje” në ballë.

Kafshët dinë të jenë të paparashikueshme dhe shpesh ekziston një mbishkrim pranë tyre ku thuhet: “kujdes, kuajt mund të shqelmojnë apo kafshojnë”.

Madje turistëve u kërkohet që të mos prekin kafshët, kurse ushtarët me raste bëjnë përjashtime siç është rasti me vajzën e vogël i cili i afron kalin drejt vajzës me qëllim që të mund të fotografohet.

Derisa njerëzit u vendosini para rojeve të Mbretit si gjest që thuhet se u sjellë fat, një veprim i tillë nuk njihet si praktikë zyrtare.

Disa e konsiderojnë këtë veprim si mungesë respekti për rojat, duke minuar autoritetin dhe profesionalizmin e tyre, por tjerët pretendojnë e paratë që mblidhen jepen si donacione për organizime bamirësie nga ana e ushtrisë. /Telegrafi/

@royalguards_england21

The girl put cash in the guard's boot and then the horse kissed her in gratitude ❤️🥰 #fyp #fyp #london #creatorsearchinsights #kingsguard #royalguard #royalguard