LAJMI I FUNDIT:

Tzanakopoulos: Është paradoksale që të bëhet referendum për emrin e një vendi tjetër

Tzanakopoulos: Është paradoksale që të bëhet referendum për emrin e një vendi tjetër

Zëdhënësi i qeverisë së Greqisë Dimitris Tzanakopulos në intervistë për televizionin grek “Alfa” vlerësoi se qeveria do të marrë besimin dhe se do të jetë në gjendje të vazhdojë të udhëheqë me vendin.

Ai kritikoi edhe drejtuesin e Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis se nuk guxoi të ngrinte një mocion mosbesimi kundër qeverisë, “sepse ai nuk dëshiron që qeveria aktuale të largohet para se të mbarojnë temat e ndjeshme në mesin e të cilave më kryesorja marrëveshja e Prespës”.

“Mitsotakis dëshiron të kalojë marrëveshja e Prespës, por nuk ka guxim. Për shkak se ai është një politikan i papërgjegjshëm, një politikan që nuk ka fuqinë për të mbrojtur politikat e tij, i cili në mendjen e tij e dinë se kjo është në favor të interesave kombëtare”, tha Tanakopoulos.


Ndërsa për kërkesën e djeshme të shprehur nga nga Panos Kammenos për të mbajtur një referendum në Greqi për marrëveshjen e Prespës, zëdhënësi i qeverisë beson se “referendumet që kanë të bëjnë me çështjet e emrave të vendeve tjera, tingëllojnë mjaftë paradoksale”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori