LAJMI I FUNDIT:

TY TË SHKRUAJ

TY TË SHKRUAJ

Poezi nga: Salvatore Fiume
Përktheu: Maksim Rakipaj

Në mëngjes, pasi bëj kryqin,
të shkruaj
është si të them një lutje.
Më keq nuk bëhet.
Por unë di të bëj edhe më mirë se kaq.
Tani që nuk të shoh më
Herët në mëngjes
kur të tjerët flenë,
Marr penën, si hajni
çelësat e thesarit
dhe me penë
vjedh jetën që s’më përket,
hap një rrugë,
tek ti për të mbërritur, që kundër çdo ligji
të quaj timen.