Arrihet marrëveshja përfundimtare, Rrahmani vazhdon kontratën me Napolin me pagë të rritur

Amir Rrahmani do të mbetet pjesë e Napolit edhe për disa vite të tjera.
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës është pjesë e gjigantit italian që nga viti 2020 dhe ka vazhduar kontratën deri në vitin 2029.
Kontrata aktuale e Rrahmanit me Napolin skadonte në vitin 2027 dhe ai ka refuzuar oferta nga Fenerbahce dhe klubet arabe për t'i qëndruar besnik Napolit.
🚨 Excl. - Done Deal! Amir #Rrahmani has extended his contract with #Napoli until 2029 (€3,8M/year). Paperworks already signed in the last days. #transfers https://t.co/hcRk85omzp
— Nicolò Schira (@NicoSchira) April 26, 2026
Ka qenë gazetari Nicolo Schira që ka njoftuar se marrëveshja është arritur dhe është nënshkruar tanimë ku mbrojtësi dardan do të marrë pagë 3,8 milionë euro në sezon nga 2,5 sa ishte duke fituar deri më tani.
32-vjeçari kështu do t'i mbetet besnik Napolit dhe pritet që deri në fund të kontratës të bëjë 9 vite qëndrim te skuadra bardhekaltër. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
3 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































