LAJMI I FUNDIT:

Twitteri bllokon përgjithmonë llogarinë e kongresmenes Greene – republikania dezinformonte vazhdimisht rreth pandemisë

Twitteri bllokon përgjithmonë llogarinë e kongresmenes Greene – republikania dezinformonte vazhdimisht rreth pandemisë

Twitter e bllokoi përgjithmonë ligjvënësen republikane, Marjorie Taylor Greene nga platforma e mediave sociale, pasi vazhdimisht publikonte dezinformata në lidhje me pandeminë coronavirus.

Llogaria personale e republikanes së Georgias “@mtgreenee” u bllokua përgjithmonë, megjithëse llogaria e saj e kongresit “@RepMTG” ende është aktive.


“Ne bllokuam përgjithmonë llogarinë që ju referuat (@mtgreenee) për shkelje të përsëritura të politikës sonë të dezinformimit COVID-19”, njoftoi Twitter në një deklaratë, raporton cnn.

“Ne kemi qenë të qartë se, sipas sistemit tonë të grevës për këtë politikë, ne do të pezullojmë përgjithmonë llogaritë për shkelje të përsëritura të politikës”, shtoi kompania

Greene iu përgjigj ndalimit duke pohuar se “Twitter është një armik i Amerikës dhe nuk mund ta përballojë të vërtetën”.

Ndryshe, Twitter më parë ka bllokuar përgjithmonë edhe ish-presidentin amerikan, Donald Trump. /Telegrafi/