Nëse doni të mbani profilin tuaj, nuk keni pse të postoni asgjë, por duhet të kyçeni rregullisht.

Twitter dëshiron të fshijë llogaritë joaktive në të ardhmen. Twitter po u dërgon e-maile atyre përdoruesve që nuk e kanë përdorur profilin e tyre për gjysmë viti. Ata mund ta bëjnë këtë deri më 11 dhjetor – përndryshe profili do të fshihet, transmeton Telegrafi.

Sipas kësaj, qëllimi është që përdoruesit të futen në mënyrë aktive dhe të përdorin shërbimet e Twitter-it.

Nuk kërkohet asnjë postim, thjeshtë duhet vetëm të kyëen herë pas here.

Twitter tashmë po informon në mënyrë aktive ata anëtarë që nuk janë futur për gjashtë muaj në Twitter, raporton The Verge.

Sipas Twitter, fshirja e llogarive do të zgjasë disa muaj. Por, se si Twitter do të merret me profilet e personave të vdekur, nuk është ende e qartë. /Telegrafi/