LAJMI I FUNDIT:

Turqia vendos kundërmasa për SHBA-në mbi tarifat doganore të çelikut dhe aluminit

Turqia vendos kundërmasa për SHBA-në mbi tarifat doganore të çelikut dhe aluminit

Turqia do të marrë masa kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me vendimin e tyre për vendosjen e tarifave doganore shtesë mbi importin e çelikut dhe aluminit.

“Ankaraja do të aplikojë kundërmasat në Uashington me 266,5 milionë dollarë në tarifat doganore për importin e qymyrit, letrës, arra/bajameve, duhanit, orizit të papërpunuar, uiskit, automobilave, kozmetikës, makinerive e pajisjeve, si dhe produkteve petrokimike”, bënë të ditur burime të ministrisë turke të Ekonomisë, shkruan TRT.


Burimet shtuan se vlera e këtyre importeve arrin në rreth 1,8 miliardë dollarë.

Në muajin mars, Presidenti amerikan, Donald Trump, imponoi një tarifë doganore prej 25 për qind për hekurin dhe çelikun e importuar, si dhe një tarifë prej 10 për qind mbi aluminin.

Të njëjta burime theksuan se kundërmasat e Turqisë erdhën pasi përpjekjet e saj për të fituar një përjashtim nga tarifat doganore shtesë të SHBA-së mbetën pa rezultat ‘për shkak të qëndrimit aktual të Uashingtonit’.

Kundërmasat e Turqisë janë në përputhje me humbjet e shkaktuara nga pengesat ndaj eksporteve të hekurit dhe çelikut të Turqisë në SHBA.

Aktualisht Turqia importon rreth 90 për qind e aluminit të përdorur në prodhimin amerikan, si dhe një e treta e të gjithë çelikut. Pas shpalljes së tarifave, grupet e industrisë thanë se konsumatorët do të përballen me barrën e tarifave për shkak të rritjes së çmimeve për mijëra artikuj të prodhuar ose të paketuar me metale. /Telegrafi/