Turqia, reforma për zgjerimin e të drejtave të kurdëve

Turqia mund ta reduktoj edhe kufirin prej 10 pwr qind për partitë politike që të hyjnë në parlament, ose bile kjo barrierë mund të eliminohet tërësisht.
Erdogan tha se Turqia do ta përfundoj ndalesën që i pengon femrat që të bartin shami të stilit islamik në institucionet shtetërore. Rregullat e reja nuk do të vlejnë për drejtësi dhe ushtri, transmeton REL.
Disa prej reformave të propozuara synojnë përmirësimin e të drejtave të kurdëve dhe të minoriteteve të tjera në këtë vend.
Por, Partia për Paqe dhe Demokraci, që është pro-kurde, tha se propozimet e shpallura nga Erdogan nuk janë të mjaftueshme sa duhet për avancimin e procesit të paqes. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































