Turqia duke filluar nga 1 janari 2021 do të rrisë pagën e saj minimale me 21.56 për qind.

Sipas ministres turke të Punës, Zehra Zümrüt Selçuk, paga minimale do të jetë 377 dollarë në muaj nga 310 dollarë që është aktualisht.

Paga e re minimale bruto, para zbritjeve të tilla si primet e sigurimeve shoqërore dhe taksat e të ardhurave, do të arrijë në 477.3 dollarë.

Inflacioni vjetor i Turqisë qëndroi në 14 për qind në nëntor, ndërsa rritja mesatare 12-mujore e çmimeve të konsumit ishte 12.04 për qind. /AA/