LAJMI I FUNDIT:

Turqia kërkon nga hotelet ‘certifikatën e sigurisë’ për të bindur turistët e huaj se nuk ka COVID-19

Turqia kërkon nga hotelet ‘certifikatën e sigurisë’ për të bindur turistët e huaj se nuk ka COVID-19

Turqia shpreson të rifilloj sezonin turistik dhe të mirëpresë më shumë vizitorë gjatë javëve të ardhshme pasi më shumë se 2 mijë hotele kanë ndërmarr masat për t’u pajisur me certifikatë nga Ministria e Turizmit që janë të gatshme për t’u vizituar.

Ky hap vjen pas ndërprerjes së aktivitetit biznisor për muaj të tërë për shkak të përhapjes së pandemisë COVID-19 në vend.


Ministri turk i Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy gjatë një ngjarje ku morën pjesë mbi 50 përfaqësues të këtij sektori, tha se deri më tani 400 hotele kanë zbatuar të gjithë 132 kriteret dhe kanë marrë certifikatën, duke shtuar se qëllimi aktual është lehtësimi i turizmit në përputhje me programin e ri, përcjell Telegrafi.

“Qëllimi i fushatës është të tregojë se standardet e shëndetit dhe të cilësisë në objektet e turizmit në Turqi janë në një nivel shumë më të lartë se ato në Evropë. Turistët e huaj nga disa vende gradualisht kanë filluar të mbërrijnë në Turqi, por numri do të rritet gjatë javëve të ardhshme pasi më shumë vende heqin kufizimet për udhëtimet ndërkombëtare”, tha Ersoy.

Ministri më herët kishte thënë se gati të gjitha objektet e turizmit në vend pritet të hapin dyert e tyre në muajin korrik duke shtuar se rihapja e fluturimeve për shumicën e vendeve do të përfundojë në muajin gusht. Kohëve të fundit, Turqia rifilloi fluturimet me masa të kufizuara dhe lejon vetëm hyrjen e turistëve të huaj nga disa vende.

Ersoy tha se rezervimet e hershme tregojnë se sektori do të rritet ndjeshëm në vitin 2021 pasi udhëtarët ndërkombëtarë që u detyruan të vonojnë planet e pushimeve do të kthehen në brigjet e Mesdheut të vendit.

Ai vuri në dukje se nuk pret një valë tjetër të infeksioneve në nivel kaq të lartë sa të shkaktojë një pezullim të aktiviteteve të biznesit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Kalo në kategori