LAJMI I FUNDIT:

Turqia – drejt një monarkie presidenciale?

Turqia – drejt një monarkie presidenciale?

Në ditën e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Turqi pyetja kryesore është nëse Rexhep Tajip Erdogan, i cili është në pushtet prej 15 vjetësh do të zgjidhet president që në raundin e parë dhe nëse Partia për Drejtësi dhe Zhvillim do të ketë shumicën në Parlament.

Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë moderne të Turqisë. Pas referendumit të vitit të kaluar, i cili u miratua me një shumicë të vogël, presidenti i ri do të marrë kompetenca ekzekutive gjithëpërfshirëse. Këto kompetenca përfshijnë fuqinë për të nxjerrë dekrete me forcën e ligjit, për të emëruar qeverinë dhe nënkryetarët, si dhe gjyqtarët e lartë.

Nëse fiton, Erdogan do të vazhdojë të reformojë Turqinë dhe shoqërinë sipas modelit të tij. Erdogan u angazhua në një luftë parazgjedhore duke përdorur të gjitha mjetet që kishte në dispozicion të tij. Ai u shfaq në spote televizive si një demokrat i mëshirshëm, gjysh dhe mbrojtës i të gjithë turqve. Në fjalimin e parë në anën aziatike të Stambollit, ai i referohej gjerësisht programeve të zhvillimit të qeverisë së tij.

Rivali i tij kryesor, Muhammad Ingce, një kandidat i Partisë Popullore Republikane (CHP), partia kryesore opozitare, i cili i ka dhënë një shtysë të re opozitës, premton t’i japë fund “monarkisë” së Erdogan. /Respublica.al/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Kalo në kategori