Turqia bombardoi ashpër objektiva të Shtetit Islamik në veri të Sirisë, ndërsa raportohet se rebelët sirianë janë gati të nisin një ofensivë kundër këtij grupimi terrorist.
Ankaraja përdori pozicionet e saj të artilerisë brenda kufirit turk për të bombarduar Shtetin Islamik, por edhe pozicionet e milicive kurde YPG në qytete kufitare siriane Jarablus dhe Manbij.
Ndërkohë, mediat raportojnë se rreth 1500 rebelë sirianë të mbështetur nga Turqia gjenden në qytetin kufitar turk Gaziantep dhe janë gati që të hidhen në sulm.
Reprezalja turke pason sulmin kamikaz që i kushtoi jetën 51 personave në një dasmë po në këtë qytet.
Analistët ndërkohë thonë se sulmi kamikaz mund të ketë qenë një reagim i Shtetit Islamik ndaj ofensivës që po përgatitet kundër militantëve brenda kufirit turk.
Ndërsa artileria turke bombardonte Shtetin Islamik, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavuçoglu deklaroi se kjo organizatë terroriste duhet të spastrohet plotësisht nga veriu i Sirisë.
Por predhat turke ranë edhe mbi luftëtarë kurdë të cilët luftojnë kundër Shtetit Islamik, por gjithashtu konsiderohen si armiq nga Turqia.
Sipas Ankarasë, milicitë kurde YPG që i kanë shkaktuar shumë dëme terroristëve në Siri, janë krahu ushtarak i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, një grup rebel që lufton për autonomi brenda Turqisë që prej viteve 1980.
Ekspertët thonë se sulmet e fundit me bomba në Turqi, që janë kryer nga Shteti Islamik, por edhe nga kurdët, kanë bërë që Ankaraja të reagojë ashpër ndaj të dyja këtyre grupimeve, pavarësisht se janë anë të kundërta në të njëjtin konflikt. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin ‘verdiktin e tyre’ pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet
Uji del nga brigjet në Messina të Italisë, banorët të bllokuar në shtëpi – publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet
Trump flet për "ndikimin" që mund të kenë tarifat e vendosura tek amerikanët
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në
Uji del nga brigjet në Messina të Italisë, banorët të bllokuar në shtëpi - publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet