LAJMI I FUNDIT:

Turqia arreston 70 të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik

Turqia arreston 70 të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik

Policia turke arrestoi 70 persona të dyshuar si të lidhur me grupin e armatosur të Shtetit Islamik (IS) në bastisjet në të gjithë vendin gjatë javës, tha sot Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya.

Ky i fundit njoftoi në mediat sociale se sasi të mëdha parash, materiale digjitale dhe fatura për transaksione bankare “Hawala” – një sistem informal i transferimit të parave në disa pjesë të botës myslimane – u zbuluan në bastisjet.


Ministri i Brendshëm njoftoi dhe pa sesi policia me mjete ushtarake po kryen kontrolle dhe arrestimet.

Në fund të dhjetorit, forcat turke të sigurisë arrestuan 32 anëtarë të dyshuar të IS-it, të cilët agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu tha se dyshohet se po planifikonin sulme ndaj sinagogave, kishave dhe ambasadës së Irakut.

Një javë më parë, policia arrestoi 304 luftëtarë të dyshuar të IS në të gjithë Turqinë në atë që dukej të ishte një goditje sigurie përpara festimeve të Vitit të Ri.

Grupi i Shtetit Islamik ka kryer një sërë sulmesh vdekjeprurëse në Turqi gjatë dekadës së fundit, duke përfshirë një sulm me armë në një klub nate në Stamboll më 1 janar të vitit 2017, i cili vrau 39 njerëz dhe një bombë gjatë Marshimit të Paqes në Ankara në tetor të vitit 2015 që vrau 105 persona. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Themeluesi i Binance dënohet me katër muaj burg në SHBA

Themeluesi i Binance dënohet me katër muaj burg në SHBA

Amerika
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
Vizita e shtatë në Izrael e Blinkenit, Netanyahu nuk bindet për armëpushim: Lufta nuk do të ndalet në Gaza

Vizita e shtatë në Izrael e Blinkenit, Netanyahu nuk bindet për armëpushim: Lufta nuk do të ndalet në Gaza

Azia
1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori